AKTUALE

Të martuarit janë më të lumtur se beqarët

Martesa i bën njerëzit më të lumtur. Ky ishte përfundimi i një sondazhi të zhvilluar në SHBA nga “Gallup”.

Nga viti 2009 deri në vitin 2023, më shumë se 2.5 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara u pyetën se si do ta vlerësonin jetën e tyre aktuale, ku zero ishte vlerësimi më i keq i mundshëm dhe 10 më i larti.

Më pas studiuesit i pyetën të anketuarit se cili do të ishte niveli i lumturisë së tyre në pesë vjet. Gjatë periudhës së anketimit, të martuarit raportuan vazhdimisht nivelet e tyre të lumturisë më të larta se beqarët, duke filluar nga 12% në 24% që ishte rezultati më i lartë, në varësi të vitit.

Në komunitetet ku martesa është shpesh një domosdoshmëri praktike, të dhënat tregojnë një efekt më të vogël në lumturi sesa në ato ku individët ndihen më të aftë për të zgjedhur statusin dhe partnerin e tyre, tha autori i sondazhit Jonathan Rothwell. “Unë ende besoj se ata që kanë martesa të pakënaqura, janë ndoshta më pak të lumtur se ata që janë beqarë,” tha një anketuese.

“Në minimumin e tij, koncepti i përkushtimit nënkupton përvojën e të qenit i lidhur me një tjetër. Në rastin më të mirë, do të thotë të jesh i lidhur me dikë që është një bazë e qëndrueshme dhe e sigurt në shtëpi që do të jetë aty për ty përballë çdo fatkeqësie,” tha Dr. Monica O’Neal, një psikologe në Boston. Të dhënat treguan se jeta pas martesës mund të mos jetë një përrallë, por të martuarit janë shumë herë më të lumtur sesa beqarët.

Related posts

Promovimi ilibrit “Porosia e kullës” i autorit Dr. Pashko Camaj sonte në Tuz

Gjyla Halili

Sinishtaj falënderon kongresmenen McClain për letrën dhe përkrahjen e shqiptarëve në Mal të Zi

admin

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

admin