AKTUALE

Taravari: Kjo është lojë e BDI, edhe nëse më shkarkojnë kjo nuk ndryshon asgjë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë intervistës së tij në Alsat sonte ka thënë se nuk do të habitej nëse kampi i Ziadin Selës nesër do ta shkarkonte. Për të më shkarkuar u duhen 2/3 e votave, por kjo mund të ndodhë, tha ai. Megjithatë, Taravari ka theksuar se kjo nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket vendosmërisë së votuesve për ndryshime në skenën politike në kampin shqiptar.

“Le ta përpunojnë skenarin e tyre, për të cilin tashmë besoj qartë se është lojë e BDI-së. Lërini të marrin një vendim. Për të shkarkuar kryetarin e partisë u duhen 2/3 e votave, por edhe mund të ndodhë. Kam informacione se mund të insistohet që të shkarkohem, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj se votuesit e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët janë me anën që do ta udhëheqë betejën finale kundër BDI-së. Besimi në gjykata është shumë i ulët, por sidoqoftë unë do të respektoj çdo vendim gjykate. Unë jam ende i mendimit që as shtypi, as zyret, as makinat nuk bëjnë parti sepse kemi shumë parti që kanë pulla, makina dhe zyra, por kur shkojnë në votime marrin pak vota. Partinë e bën populli”, tha Taravari.

Related posts

Fronti Europian në Kumanovë/ Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Gjyla Halili

Kasami në Dibër hap zyrën e partisë dhe komisionin për themelimin e degës

Gjyla Halili

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Gjyla Halili