AKTUALE

Lloga: Bëjmë thirje për maturi dhe qetësi, dënojmë çdo lloj akti dhune

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjmë me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj, apelojmë që edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.
Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë.

Banner

Related posts

VATRA PROMOVOI VEPRËN E SHKRIMTARIT YLLJET ALIÇKA

Gjyla Halili

UT organizoi Akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Asllan Bilallit

Gjyla Halili

Dy nxënëse të shkollë së mesme “Drita” humbin jetën tragjikisht/ Fatmir Dehari: Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie

Gjyla Halili