AKTUALE

Lloga: Aleanca për Shqiptarët të garojë e vetme në zgjedhje

Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar kundër qëndrimit politik të Arben Taravarit.

Lloga në profilin e tij në Facebook shkruan se ASH duhet të garojë e vetme në zgjedhje, duke iu përmbajtur kështu vendimit unanim të Kryesisë së partisë.

Statusi i plotë:

Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është:

ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DALË E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!

Banner

Related posts

Ndryshimet klimatike në RMV: Këtë dimër nuk kishim borë, temperaturat vjet mbi mesataren (Infografik)

admin

Haraçina në përkrahje të Bujar Osmanit për president

Gjyla Halili

Rregulla të reja për hyrje në vendet e Shengenit: Kjo do të komplikojë udhëtimet e qytetarëve nga Ballkani

Gjyla Halili