AKTUALE

Kumanova dëshmoi se Talat Xhaferi është “kryeministri shqiptar” i të gjithë qytetarëve!

Është ulur këtë javë në karrigen e kryeministrit dhe iu është rrekur detyrave shtetërore. Paradite takoi europarlamentarin Ilham Kujyçyk, e dje në mbrëmje iu desh të dalë para qytarëve të Kumanovës. E premtja është vetëm njëra nga ditët e ngjeshura të mandatit përtej 100-ditësh, të përmbushura me obligime të cilat i mori mbi supe. Mandati i tij është sa detyrë e lartë në hierarkinë shtetërore, në emrin e tij është shndërruar edhe në mision: të dëshmojë barazinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët mbi tri dekada, të dëshmojë kapacitetet individuale se një shqiptar është po aq i denjë të jetë kryeparlamentar e kryeministër i suksesshëm. Zaten, mysafiri i pasdites e tha këtë pas takimit me z.Talat Xhaferi, se nuk është sukses vetëm i Maqedonisë, por dhe i rajonit, diçka që tregon kapacitetet e demokracisë multietnike.

“Preferoj më shumë të punoj për atje kur më keni caktuar e votuar, se sa të flas.”

Puna e tij tashmë ka nisur, siç tha ai, për t’i vazhduar të gjitha punët që i a qeveria paraprake për t’u realizuar e finalizuar siç duhet.”
Kuptohet, zgjedhjet janë një nga obligimet kryesore, për të cilat ai beson se do t’u dilet me sukses.

Jo rastësisht shorti i BDI-së ra në emrin e tij, përvoja politike dhe detyrat shtetërore që i ka kryer deri tash, që nga deputeti, ministri i mbrojtjes, kryetar Kuvendi e gjer te kryeministri. Edhe kundërshtarët e tij politikë, nuk mund t’ia mohojnë se ai është një zgjidhje e duhur, në vend të duhur dhe për kohë të duhur.

Sonte në Kumanovë u dëshmua se po e jetojmë një realitet të ri, një realitet i cili na bën të ecim më të sigurte në hapërimet e ardhshme të ndërtimit të një shoqërie pa ngarkesa të së kaluarës kur ekzistonin do rregulla dhe kufij të pashkruar. Siç tha shefi i partisë, Ali Ahmeti, për shefin e Qeverisë, është një kauzë që u jetësua.

“Kauza e jetësuar e Kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut vulos një të vërtetë të pamohueshme, atë të barazisë së plotë dhe të shqiptarëve faktorë të së ardhmes progresive dhe europiane. Bashkë kemi thyer një nga një të gjitha tabutë, të gjitha arritjet tona burojnë nga populli dhe nga takimet si ky i sotmi, dëshmuam vlerat dhe potencialin tonë për të drejtuar shtetin dhe po bashkë duhet të vazhdojmë të qëndrojmë që ta mbajmë atë në binarët që shpiejnë drejt destinacionit të vetëm të përparimit, Europës.”, do të thotë në rrjetin e facebookut lideri integrist.

“Talati nuk është kryeministër I njëanshëm, ndaj ofendime më të mëdha e më të turpshmë se Pavle Trajanov e Antonoi Milloshovit nuk kam ndje, mirëpo e kuptojmë që jemi tmerr në sytë e atyre që nuk na duan.”, do t’i porositë Ali Ahmeti ata që ende jetojnë në të kaluarën. Ai ua tregoi atyre të ardhmen: ”BDI nuk u bë e nuk bëhet kurrë monedhe për kusuritje, sepse kemi qëllime dhe ide të qarta, rruga jonë është BE, ndaj ftoj të gjithë partitë politike të bashkohemi dhe të krijojmë një ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët, sepse ne nuk jemi miliarda si Kina, jemi pak, ndaj duhet të sistemohemi më shpejtë dhe në mënyrën e duhur.”

Sukseset e politikës së BDI-së nuk mund të jenë të rastit, janë fryt i idealeve, vizionit dhe flijesave. Këtë Ahmeti nuk harroi pa u përmendur të gjithë atyre që nuk duan ta valorizojnë këtë. Prandaj dhe porosia që iu dha oponentëve, kishte pak dozë ironie: “Mos të mendoje dikush që brenda ditës krijon parti dhe nesër do të drejtojë shtetin, se edhe patentë shoferi me marrë, ka procedurë më të komplikuar.”.

Edhe deputeti i zonës, Arbër Ademi, do të rikujtojë edhe një herë tezën e stërthënë për thyerjen e tabuve: “Frikë nga barazia askush nuk duhet të ketë, njejtë si z.Xhaferi që me meritë dhe sukses ka menaxhuar pozitat udhëheqëse në krye të shtetit, edhe si ministër edhe si kryetar kuvendi e jo më kot edhe kolegët nga etnitete tjera e vleresojnë si kryetari më i sukseshëm, ndaj Ali Ahmeti është farkëtar i të ardhmes tonë kombëtare.”.

Takimi në Kumanovë është një nismë me takime me qytetarë që do të vazhdojnë, krahas aktiviteteve shtetërore të kryeminsitrit Xhaferi dhe bashkëpartiakëve të tij. Në takimi t drrejtpërdrejtë, kryehet komunikimi i ndërsjellë, prezantohen vizionet qeveritare dhe partiake.

Related posts

Agim Nuhiu: Sot qëndruam në Institutin Shkencor për Histori Kombëtare pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës!

admin

Policia arreston dy persona në Çashkë, kanë blerë vota

Gjyla Halili

VLEN:BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

Gjyla Halili