AKTUALE

Isen Shabani distancohet nga vendimi i Taravarit: ASH-ja e vetme në zgjedhje

Pas Ziadin Selës, Krenar Llogës, Elmi Azirit, Remzi Memedit, Ilire Dautit dhe shumë zyrtarëve të lartë, nga vendimi i Taravarit që partia të koalicionojë me opozitën është distancuar edhe kreu i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Shabani ka thënë se për momentin vendim i vetëm që vlen e të cilin e kanë marrë organet e Aleancës për Shqiptarët është që kjo parti të shkojë e vetme në zgjedhje.

Sipas tij, organet e partisë nuk kanë pasur zyrtarisht ndonjë ofertë tjetër.

“Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i antarsisë së gjërë, dua t’ju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DALË E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!”, ka shkruar Shabani/indeks.mk/

Related posts

Jotova: Presioni gjeopolitik është në vijën e pranimit të përshpejtuar të vendeve të reja në BE, kjo mund të na kushtojë shtrenjtë një ditë

Gjyla Halili

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë

Gjyla Halili

MINISTRIA E ARSIMIT E EGJIPTIAN NDALON NIKABIN NË SHKOLLA

admin