AKTUALEOPINIONE

URIMI I AMERIKËS PËR KRYEMINISTRIN TALAT XHAFERI



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit Kryeministër të Parë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më 29 Janar 2024, i ka derguar urim Kryeministrit të ri!
Urimi i Ambasadores së SHBA-së Znj. Ageler, është urim për Kryeministrin e Parë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe nuk është urim për Kryeministër të Qeverisë Teknike!

🇺🇸“… Ndonëse për një periudhë të shkurtër, zgjedhja juaj në krye të qeverisë është një mesazh i fuqishëm se Maqedonia e Veriut e vlerson dhe e bën më të fortë diversitetin dhe trashegiminë e saj të pasur. Si kryeministri i parë shqiptar në historinë e këtij vendi…”🇺🇸!

Urimi i Ambasadores së Amerikës, e vërteton katërcipërisht premtimin e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, se në Maqedoni të Veriut, do të ketë KRYEMINISTËR TË PARË SHQIPTAR!

As dokumenti i votuar për Kryeministrin Talat Xhaferi më 28 Janar 2024, nga deputetët në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nuk e thotë një dicka të tillë!

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, definitivisht shihet qartë nga urimi i Ambasadorës së Amerikës, se nuk është Kryeministër teknik, por gjithashtu shihet qartë se është Kryeministri i Parë Shqiptar, sepse një i tillë, qoftë edhe kukëll, nuk ka ekzistuar kurrë më parë në histori të Maqedonisë në asnjë periudhë të historisë!

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, me Kryeministrin e Parë Shqiptar Talat Xhaferin kanë shënuar fitore historike, kanë nderuar të parët tanë, luftërat e tyre shekullore, gjakun e derdhur për liri dhe fitoret e lavdishme në betejat e ndryshme!

Është fakt se Kryeministër i Shqipërisë ishte Hasan Prishtina!
Është fakt se Kryeministër i Kosovës në ekzil ishte Bujar Bukoshi!
Është fakt se Kryeministër i Malit të Zi ishte Dritan Abazoviq!
Dallimi nga këta tre dhe Kryeministrit Talat Xhaferi ekziston dhe është i madh!

Të parin, atdhetarin dhe patriotin e madh Hasan Prishtina, nuk e lejuan më shumë se gjashtë ditë e rrezuan!
I dyti ndonëse i zgjedhur me vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës dhe të Presidentit Rugova, kurrë asnjë ditë nuk mundi ta ushtronte funksionin brenda në Kosovë!

I treti, përfaqëson fitore historike të pooullit shqiptar në Malntë Zi, nuk erdhi në postin e Kryeministrit si shqiptar, por si qytetar malazias, pra pa e ngulur dhe pa e mbajtur në shtiz flamurin e kombit!

Kryeministri Talat Xhaferi, është ndryshe nga të tretë që i përmendëm më lartë, sepse është ardhur në pushtet me grykë të pushkës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK dhe nuk është teknik, por është Kryeministër sikur çdo tjetër, në periudhën e fundit të qeverisjes, që ia mundëson kushtetuta dhe ligjet në fuqi në Maqedoninë e Veriut!

Prandaj kushdo që e ka shkruar dhe deklaruar se është teknik, ose është plasuar në mungesë informacioni, por edhe mund ta quajmë pa as ma të voglin dyshim, se është konstatim tendencioz dhe fushatë elektorale në Maqedoninë e Veriut!

URIMI I AMERIKËS PËR KRYEMINISTRIN TALAT XHAFERI, NUK ËSHTË PËR KRYEMINISTËR TEKNIK!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Shkurt 2024!

Related posts

Aksion policor në Tetovë

Gjyla Halili

Maqedonia kundër agresionit rus, Ministri Lloga: Ëndrra për një Ukrainë moderne jeton

Gjyla Halili

Mot me diell dhe erëra kohë pas kohe të fuqishme

Gjyla Halili