AKTUALE

Gashi: BDI-ja poshtëroi gazetarët, madje edhe poltronët e kësaj partie

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka kritikuar BDI-në për favorizimin e gazetarëve nga Kosova e Shqipëria, në ditën e votimit të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Alsat, Gashi tha se BDI-ja poshtëroi gazetarët e vendit, madje edhe ata ma qasje potroniste ndaj kësaj partie.

“Mua nuk më pengojnë gazetarët nga Shqipëria e Kosova kur vijnë këtu dhe raportojnë. Intervistohemi japim deklarata për të gjithë ata. Por, t’i vendosësh në karriket e diplomatëve dhe gjithë ajo të vendoset në kuadër të përkrahjes së një subjekti, mendoj se nuk është në rregull. Mendoj se edhe për ata nuk është mirë, edhe për subjektin që e ka bërë atë nuk është mirë. Por, sidoqoftë i mbetet opinionit ta vlerësojë e ta gjykojë. Ju si gazetarë e keni rolin tjetër, ju duhet të jeni ndërmjetës mes politikanëve dhe qytetarëve, ju duhet të informoni qytetarët çfarë bëjmë ne, ku gabojmë, të na pyesni, e jo të qëndroni në karriket e diplomatëve. Ju kanë poshtëru juve. Më vjen shumë keq që po e përdori këtë dhe shumë gazetarë që edhe këtu kanë qenë, shumë me qasje poltroniste ndaj BDI-së edhe ata i poshtëruan. Së paku duhej t’i ftonin edhe ata. Megjithatë, u mbetet atyre, unë nuk dua të futem në këtë fushë”, tha Gashi në një intervistë për Alsat.

Afrim Gashi: Shqiptarët kanë vuajtur për simbolikë në vitet e ’90, është koha t’ju krijojmë kushte për të qëndruar në shtet.

Zgjedhje e Talat Xhaferi në postin e kryeministrit është simbolik e tejkaluar. Kështu ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ku ka shtuar se shqiptarët kanë vuajtur për simbolik vitet e ’90-ta.

“Dhe kjo çështja e posteve dhe pozitave ka qenë pjesë e diskursit politik në viteve të 90’ dhe menjëherë pas luftës dhe marrëveshjes së Ohrit, apo e marrim këtë post apo nuk po e marrim. Në vitin 2024 shqiptarët kërkojnë përmbajtje, rinia po na ikën jashtë ngase nuk po na bën arsimi, nuk po na bën shëndetësia, infrastruktura, e kemi ajrin e ndotur, korrupsioni e krimi në tavan e hava. Këto janë çështjet që duhet t’i zgjidhim. Më parë e pamë kronikën për nxënësit në Çashkë, mbi 50% të shqiptarëve në Çashkë nuk u lejohet mësim në gjuhën shqipe. Këto janë probleme të cilat duhet t’i zgjidhim”, deklaroi Gashi.

Gashi tha se LEN dëshiron ta përmirësojë jetën e shqiptarëve që ai të rri këtu dhe të arsimohet në vend, të mund të ketë drejtësi, ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe përfundimisht të krijohen kushte që njerëzit të mund të jetojnë në vendin e vet.

Related posts

Xhaferi: Mundësia për shpërthim në Ballkan ekziston gjithmonë, të jemi vigjilent

Gjyla Halili

Korridori 8/ Ahmeti: U nënshkrua marrëveshja historike, faleminderit për përkrahje dhe uroj punë të mbarë

admin

Ndëron jetë Tahir Hani

Gjyla Halili