AKTUALE

Janë nënshkruar marrëveshjet për 11 komuna për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës

Me gjithsej 50 milionë denarë do të mbështeten 11 komuna në vend për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës. Mjetet janë nga Programi për shfrytëzim të dotacione për projekte investuese në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e kulturës për vitin 2024.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila sot i nënshkroi marrëveshjet me kryetarët e komunave të cilat morën mjete për këtë dedikim, theksoi se Qeveria dhe Minsitria e Kulturës dërgojnë porosi të qartë se njihen nevojat e kulturës lokale dhe vlerësojnë përpjekje kreative për zhvillimin e saj të mëtutjeshëm.

“Këtë vit, për këtë dedikim e rritëm buxhetin për 10 milionë denarë dhe qëllimi ynë është çdo vit kjo shkallë vazhdimisht të rritet. Ofrojmë ndihmë konkrete financiare me të cilën bashkarisht kontribuojmë për cilësinë e zhvillimit lokal dhe implementimit të politikave kulturore njejtë në tërë shtetin. Komisioni vendpsi përmes këtij programi për vitin 2024 me 50 milionë denarë të mbështeten projekte infrastrukturore në 11 komuna”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Related posts

Pashallarët e VMRO-së/ Deputetët që pasurohen në kurriz të qytetarëve: Si u derdhën në llogari 132 mijë euro…

admin

Osmani me rastin e 55-vjetorit të MPJ-së: Jemi anëtarë në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe faktor kredibil në korniza globale

Gjyla Halili

Shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes / URIME

Gjyla Halili