AKTUALE

SHBA: I mbështesim të gjitha përpjekjet për hetim të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Fuqishëm i mbështesim përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale, deklaroi për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase zëdhënës i Departamentin e Shtetit, në pyetjen për iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të sanksionohen edhe në shtëpi personat dhe subjektet që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

“Edhe pse nuk komentojmë për legjislacionin që pritet, ne përshëndesim dhe mbështesim fuqishëm çfarëdo qoftë dhe të gjitha përpjekjet për hetim të aktiviteteve të dyshuara kriminale korruptuese dhe të mbajnë përgjegjësi ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale”, deklaruan nga Departamenti i Shtetit.

Thonë se “reformat institucionale dhe ligjore që rrisin transparencën dhe forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriteshin jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin e masave kufizuese, aktet ligjore të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të jetë një bazë e vlefshme për vendosjen e individëve ose kompanive në listën e sanksioneve vendase.

Qëllimi, siç tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do të jetë ruajtja e paqes ndërkombëtare, siguria, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, SHBA-ja gjatë dy viteve të fundit i kanë vendosur në “listën e zezë” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijalkov, ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sergej dhe Irina Samsoneko.

Related posts

E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze është në përparësi për të nënshkruar me Dani Olmon

Gjyla Halili

Selami: Taravari ndryshoi çdo deklaratë dhe theu çdo premtim të dhënë

Gjyla Halili

Drejtori i burgut të Tetovës takon kandidatin për president nga Fronti Europian Bujar Osmani

Gjyla Halili