AKTUALE

Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat dobët luftojnë korrupsionin

Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat dobët luftojnë korrupsionin. Sipas kryetarit të organizatës Transparensi interneshënëll rekomandimet e shumta nuk ndikojnë fare te politika që të rrisë efikasitetin në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij besimi i ulët ndaj sistemit gjyqësor është tregues i mjaftueshëm se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur.

“Ne ende jemi në mesin e vendeve, të cilat sipas Transparensi Interneshënëll dobët luftojnë kudër korrupsionit, ndërsa kishte shumë rekomandime në raporte. Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4 për qind, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1 për qind. Gjithsesi se sistemi i drejtësisë, para së gjithash Prokuroria Publike janë institucione bartëse, të cilat duhet të luftojnë kundër korrupsionit. Mosprocedimi i lëndëve për korrupsion, mosgjykimi, mungesa e vendimeve të plotfuqishme gjithsesi se ul besimin në organet e drejtësisë”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International.

Banner

Related posts

Ndahen çmimet për sportistët e vitit, Federatat nuk shohin asnjë shqiptar i “denjë” për të fituar!

Gjyla Halili

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE

Gjyla Halili

Tha se qengjin që ndahet nga kopeja e ha ujku, Taravari: Kasami shpejton me deklarata

Gjyla Halili