AKTUALEOPINIONE

Ali Ahmeti – hero i gjallë – i sakrificës dhe i luftës



Shqiptari i cili bëri mrekullinë, historinë

Kësaj radhe do të shkruaj për të madhin, heroin e gjallë z.Ali Ahmeti.
Me z.Ali Ahmeti nuk më lidhin asfar mardhënie miqësie, shoqërore, veprimtarie apo afërsie.
Për të madhin Ali Ahmeti do të shkruaj nga këndvështrimi im, nga ato që kam lexuar për te, nga ato që kam dëgjuar për të bëmat e tij nga të tjerët, duke dëgjuar emisione të ndryshme televizive për veprimtarinë e tij atdhetare, patriotike dhe kryengrtëse, nga shokë që përshkruanin karakterin dhe veprimtarinë e tij atdhetare si në perëndim ashtu dhe brënda atdheut.
Punët të cilat i ka kryer dhe po i kryen z.Ali Ahmeti, lirisht mund ta quajmë “hero i gjallë” i shqiptarëve.
Nga të gjitha këto ngjarje nepër të cilat ka kaluar populli shqiptar në kët kohë, emri i Ali Ahmetit lidhet ngusht si në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Luginë të Preshevës dhe diasporë.
Të lumtë Ali Ahmeti! Njeri i madhë jeni!
Ali Ahmeti njeriu që bëri histori dhe do të mbetet për jetë në analet e historisë shqiptare.
Ali Ahmeti njeriu i veprimit, i guximit, i aksionit, i sakrificës, njeriu i ilegalitetit, njeriu i formimit të celulave ilegale, njeriu më i afërm i themelimit të lëvizjes popullore për Republikën e Kosovës, njeriu kyq në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeriu nisëmtar dhe kryesor në daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare si dhe njeriu i lidhur ngusht me Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Të gjitha këto janë të lidhura ngusht (si mishi me koskën) me emrin e madhë të legjendës Ali Ahmeti.
Njeriu dhe ideatori, nismëtari dhe udhëheqësi i kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Organizator dhe pjesëmarrës në të gjitha lëvizjet mbarë kombtare shqiptare.
Njeriu i cili sjellte nga perëndimi libra, revista, fletushka dhe armatim për ushtrinë çlirimtare kombtare si dhe shpërndarës i broshurave, afisheve dhe trakteve në Maqedoninë e Veriut, në viset ku banojnë shqiptarët për përgaditjen e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve.
Jemi të vegjël të shkruajmë për ju o Ali Ahmeti! Për ju duhet të shkruajnë akademikët, shkenctarët, shkrimtarët, intelektualet, historianët, shokët, miqët, të afërmit, pjesëmarrësit e luftës etj. për ta pasqyruar veprimtarinë e juaj atdhetare, patriotike, ilegale dhe kryengritëse në ilegalitet dhe së fundmi në legalitet.
Për ju o trimi i gjallë – Ali Ahmeti duhet të thurrin vargje dhe tekste poetët, të kompozojnë kompozitorët, të këndojnë këngëtaret, të dramatizojnë dramaturgët dhe të luajnë role artistët.
Ju i dhat identitet shqiptarëve nga pozita e të qenunit rob dhe i nënshtruar në të qenunit të lirë dhe të barabartë me gjithë popujt tjerë të qytetëruar dhe të kulturuar.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që nuk kishin asfarë të drejtash kombtare, njerzore, gjuhësore, kulturore etj. arritët ti shëndrroni në qytetarë të barabartë dhe shteformues të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Pikërisht në at kuvend ku jeni sot, para 30 viteve në kët sallë kuvendarët maqedonas treguan fytyrën e tyre shoveniste duke sjellë ligje diskriminuse në dëm të shqiptarëve si: ndalimin e përdorimit të flamurit kombtar shqiptar, ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, qytetarë të rendit të dytë etj. si xhveshjen nga të gjitha të drejtat e tyre të ligjshme që ju takonin.
A s’është sot kjo një arritje e madhe e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Nga të qenit rob u bënë qytetarë shtetformues, përdorimin e të drejtës për ta folur dhe shkruar gjuhën shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, përdorimin e flamurit kombtar si dhe hapja e univerziteteve për të rinjtë shqiptarë.
Disa njerëz apo shokë nga diaspora në vend që të ju gëzohen këtyre sukseseve apo arritjeve kolosale të shqiptarëve, nga inatet apo zilitë e fyejnë liderin Ali Ahmeti pakurnjëfar arësye. Leht është vetëm të vrojtosh, të qortosh e të mos punosh apo mos të ndihmosh. Arritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet ti shikosh në kontekst me kohën. Të gjithëve na kujtohen të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi në ish Jugosllavi!
A duhet të kënaqemi me këto të arritura të shqiptarëve! Natyrisht se jo!
Për suksese, avantazhe, arritje, veprime apo sakrifica tjera duhet ta studiosh mirë kohën, situatën, rrethanat, momentin, raportin e forcave se a mund të jenë në favor tëndin, ose e në të kundërtën mund të i fundosësh apo ti humbë ato që janë fituar me mund, djersë, sakrificë dhe luftë.
Marëveshja e Ohrit e arritur në mes shqiptarëve dhe shtetit të Maqedonisë është një arritje e madhe për shqiptarët. Vetëm të verbërit dhe qëllimkqinjët ose dashakeqët mund të mos iu gëzohen këtyre arritjeve të te drejtave të shqiptarëve. Për të ecur tutje duhet rrespektuar, mbrojtur, ruajtur dhe siguruar me kujdes,vëmendje, largpamësi dhe syqelëtësi ato që ke fituar e pastaj mund të pasojnë hapat tjerë.
Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut a nuk është kjo një arritje e merituar dhe e shënuar për shqiptarët?
Talat Xhaferi ish ushtarak në forcat e armatosura të shtetit maqedonas, në momentin e duhur dezerton dhe i bashkangjitet rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare shqiptare duke zhvilluar luftë të armatosur ndaj shtetit maqedonas që iu kishin mohuar dhe xhveshur nga çdo e drejtë shqiptarët. Ja ku gjindet sot. A të mos i gëzohemi këtij suksesi kolosal të shqiptarëve!
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mes tjerash theksoi për punën brilante të z.Ali Ahmeti në përparimin e statusit të shqiptarëve në kët Republikë.
Edi Rama në vazhdim theksoi e pëlqyen apo nuk e dashtën, Ali Ahmeti ka bërë përparime të mëdha dhe kjo na detyron që ta rrespektojmë dhe ta duam dhe do ta përkrahim pa rezervë për syqeltësinë dhe largpamësinë e tij.
Bravo Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Bujar Osmani e të gjithë të tjerët që kontribuan dhe sakrifikuan për këto të arritura në dobi të shqiptarëve.

Nijazi Musmurati
Gjilan, 30.01.2024

Related posts

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha i vë ‘vulën’: S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

admin

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës, teleferiku nuk do të punojë

Gjyla Halili

PDIU vendos të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, Idrizi i përgjigjet Berishës

admin