AKTUALE

BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO – çfarë është kjo linjë?

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka aprovuar vazhdimin e Linjës REPO për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës deri më 31 janar 2025.

Kushtet e saj janë pranuar nga BQK-ja me letër konfirmimin e datës 29 janar 2024, pas kërkesës së BQK- së për vazhdim të linjës para skadimit.

Por, çka është linja REPO?

Linja e përkohshme REPO në vlerë prej 100 milionë euro ofron një shtesë të sigurisë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit në euro dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.

Ky veprim nënvizon mbështetjen e fuqishme të BQE-së dhe bashkëpunimin me BQK-në, duke theksuar partneritetin e ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Pavarësisht se Linja REPO nuk është shfrytëzuar nga BQK-ja, konsiderohet se ky instrument është mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar, marrë parasysh situatën aktuale globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare

Banner

Related posts

Emërtimi i rrugëve në Tetovë, Kasami: Çdo qytetar do të ketë një adresë të saktë

Gjyla Halili

VLEN për Zhurnal: Me VMRO-në nuk është folur për asnjë resor, nesër është takimi i parë VMRO-VLEN, nga këtu do të fillojnë propozimet , negociatat

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Jemi në rrugë të duhur dhe do të vazhdojmë betejën tonë drejt integrimit në BE

Gjyla Halili