AKTUALE

Reagon Kryetari Dehari ndaj “shpifësve”,që shtrembrojnë qëllimisht të dhënat e publikuara nga “IDEA”…


Duke sqarues më poshtë dhe duke publikuar të dhëna zyrtare të ndara në zëra Dehari shprehet:”Dje vrapuan disa të” mençur”për të sulmuar edhe aty ku jemi më të fortë!
Sqarim!
Bazuar në hulumtimet, analizat dhe të dhënat statistikore që realizon “IDEA” (Instituti për demokraci dhe analiza ekonomike), për komunat në nivel shteti duke pasqyruar të dhënat nga llogaritë përfundimtare që janë edhe publike për opinionin e gjërë, ne si Komunë e kemi obligim në formë të detajuar të japim llogaridhënie përpara qytetarve mediave dhe portaleve, të cilat fatkeqësisht pa patur informacionin e duhur dhe për qëllime dashakeqe duan të anatemojnë strukturën dhe administratën komunale.
Sa për sqarim, shpenzimet e paraqitura në grafikonet përkatëse që ka publikuar IDEA, ne si komunë e vërtetojmë se ato të dhëna janë po aq të sakta dhe relevante ashtu si që i kemi edhe publikuar në llogaritë përfundimtare për vitin 2022 në faqen elektronike të Komunës.
https://kicevo.gov.mk/sq/%d1%84%d0%b8%d0%bd%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%b8%d1%81%d0%ba%d0%b8-%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%88%d1%82%d0%b0%d0%b8/

Mirëpo, publikimi i njëanshëm i disa mediave, portaleve dhe i disa përfaqësuesve të partive politike që mundohen ti shtrembojnë dhe tu japin kahje negative shpenzimeve të shpallura në institutin IDEA, duke aluduar se është bërë keqpërdorim nëpër komuna, për interesa të tyre të politkës ditore ku figuron edhe Komuna e Kërçovës, aspak nuk qendron dhe njëkohësisht ne si komunë apelojmë tek të gjithë ato të respektojnë kodeksin gazetarsk dhe fushën që promovojnë.

Megjithatë nga shifrat e publikuara të llogarisë përfundimtare është evidente që ato mjete janë pjesë e buxhetit të përgjithshëm dhe po të njejtat janë të fituara nga programet e Bashkimit Europian (ERASMUS +) të destinuara për këtë veprimtari dhe nevoja të shkollave për udhëtime ditore jasht vendit (shtetit).

Kurse mjetet e shpenzuara nga buxheti themelorë i Komunës së Kërçovës, për udhëtime ditore për vitin 2022 janë në vlerë prej 42000 den ose 683 euro, që në krahasim me komunat tjera është për dhjetë fish më e vogël.

Sqarim, Erasmus + , është programë e BE-së, që mbështet financiarisht një sërë veprimtarishë në fushën e arsimit.
Shkollat tona të mbështetura nga Komuna e Kërçovës, kanë aplikuar në programet e publikuara nga Erasmus +, për fitimin e atyre GRANTEVE, dhe me shumë sukses kanë arritur të dëshmojnë kapacitetet e tyre që të përzgjidhen nga ky program si aplikime më të suksesshme në nivel shteti.
Në këtë kontekst edhe pse të njejtat janë publike por ja që keqinterpretohen, ne në formë të detajuar do të paraqesim shpenzimet financiare që janë bërë për shkollat fillore dhe të mesme në Komunën tonë të cilat kanë fituar këtë mbështetje finaciare nëpërmes programës ERASMUS +, dhe janë si vijon:
1. Shkolla e Mesme Drita- 53517 euro
2. Shkolla Fillore Kuzman Josifoski Pitu- 38607 euro
3. Shkolla Fillore dr.Vlladimir Polezhinoski- 74323 euro
4. Shkolla e Mesme Mirko Mileski- 42000 euro
5. TOTAL = 208450 euro. EMRAT E PROJEKTEVE
1-“Inclusion of students with learning disorders in education”
2- LET’S JOIN HANDS FOR THE WORLD
3- Digital transformation for empowered schools

P.s Ne si komunë Inkurajojmë të gjitha komunat tjera të ngrisin kapacitetet e tyre arsimore të aplikojnë në programe të këtilla fillimisht duke u krijuar infrastrukturë cilësore shkollave të tyre që në të ardhmen edhe atë të jenë pjesë e këtyre programeve arsimore për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimit të arsimit nëpërgjithësi.”
Me respekt:Fatmir Dehari

Related posts

Të entjen Kuvendi mban dy seanca, në rend të ditës shqyrtimi i Ligjit për skemat pensionale

admin

BDI: Nesër në Tetovë nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për Frontin Europian me PDSH-në dhe PDE-në

Gjyla Halili

Propozim/vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Gjyla Halili