Situata aktuale në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se në katër dekadat e fundit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken.
“Unë do të thoja se ne nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi sot në rajon që të paktën që nga viti 1973. Ndoshta edhe para kësaj,” tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e NATO-s.
Blinken me sa duket i referohej 6 tetorit 1973, kur një aleancë e shteteve arabe, e udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin në ditën kur festohej Yom Kippur.
Konflikti i armatosur, i njohur si Lufta e Yom Kipurit, zgjati 19 ditë. Luftimet u zhvilluan kryesisht në Gadishullin Sinai dhe në Lartësitë Golan. Bazuar në të dhënat izraelite, mbi 2600 anëtarë të forcave të armatosura izraelite u vranë.
Të dielën e kaluar, tre ushtarakë amerikanë u vranë në një sulm me dron në një bazë amerikane në kufirin Jordan/Siri, duke rritur frikën për përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi “grupet e armatosura ekstremiste të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak” dhe tha se Uashingtoni do të hakmerret për sulmin.