AKTUALEBOTA

Irani: Zgjidhja e luftës në Gaza dhe e krizës në rajon është politike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian tha se zgjidhja e luftës në Gaza dhe e krizës në rajon është politike, transmeton Anadolu.

Abdollahian publikoi një mesazh nga llogaria e tij në median sociale X duke iu drejtuar administratës së Washingtonit për zgjidhjen e problemit në rajon.

“Shtëpia e Bardhë e di këtë se, zgjidhja e luftës, gjenocidit në Gaza dhe e krizës në rajon është politike. Diplomacia në këtë rrugë është aktive. Jeta politike e (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahut e bazuar në krim ka arritur në fund të saj”, tha Abdollahian.

– “Irani nuk është përgjegjës për veprimin e asnjë individi ose grupi në rajon”

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani tha se vendi i tij nuk është përgjegjës për veprimin e asnjë individi ose grupi në rajon.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Iravani ka thënë se “Asnjë grup në Irak, Siri apo në ndonjë vend tjetër nuk është drejtpërdrejt apo indirekt i lidhur ose nën kontrollin e Iranit. Irani nuk është përgjegjës për veprimin e asnjë individi ose grupi në rajon”.

Në deklaratën e përgatitur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së i kryesuar nga Franca, është pretenduar se Irani ka drejtuar disa grupe të armatosura në Irak dhe Siri për të sulmuar personelin dhe bazat amerikane.

Banner

Related posts

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Gjyla Halili

Thonin se Osmani po i prishë raportet me Serbinë, OKB miratoi rezolutën ku kosponzor ishte edhe Maqedonia e Veriut

Gjyla Halili

SKANDAL/ Dy ditë para zgjedhjeve Bilall Kasami bën kontrata të reja në NPK-SHARRI (DOKUMENT)

Gjyla Halili