AKTUALE

OBRM-PDUKM: Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, LSDM-ja ia dorëzoi vendin BDI-së

Banner

Dje me votën e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, LSD lejoi një tjetër poshtërim të popullit maqedonas, vetëm për të shpëtuar ulësen dhe marrëveshjet korruptive, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Shërbëtorët besnikë të BDI-së dje e bënë popullin maqedonas qiraxhi në vendin e tyre dhe lejuan një parti që nuk ka numër të deputetëve dhe pa vota të jetë kryeministër i vendit. Një parti që është gjithçka, thjesht jo evropiane, një parti banditë, që hyjnë në institucione për të larë hesapet, ku ka zyrtarë të korruptuar, që mendojnë vetëm si të rrëmbejnë sa më shumë miliona dhe prona për veten e tyre dhe për fëmijët dhe nipërit e tyre.

Talat Xhaferi është sinonim i një politikani dhe një personi që nuk është i denjë të jetë në këtë vend. Një burrë i afërt me botën e krimit, ku shpesh fotografohet me ta, një burrë që në rast nevoje shkeli ligjet dhe rregulloren në parlament, një burrë që punësoi vajzën e tij në ELEM, dhe djali i tij mori provimin e jurisprudencës pa diplomë, një njeri që bllokoi edhe ligjin e mbrojtjes duke lexuar poezi nga foltorja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Banner

Related posts

Mickoski për Ditën e Policisë: Misioni i policit është i shenjtë, nuk është vetëm uniformë

Gjyla Halili

Heqja e balancuesit me pasoja/ Ndalohet punësimi i shqiptarëve në Likovë, reagon Erkan Arifi

Gjyla Halili

KSHZ-ja miratoi ndryshime dhe plotësime në afatet për zgjedhje në përputhje me Kodin Zgjedhor

Gjyla Halili