AKTUALE

Në muajin shkurt Rustemi do t’ia huq më pak me premtime sepse muaji ka më pak ditë!

Ejup Rustemi tashmë është emër i njohur për publikun jo vetëm për pozitën që ushtron por për dështimet e tij të njëpasnjëshme me këtë drejtori, që as nuk po di e as nuk po mundet ta udhëheq si duhet. Kur flasim për premtimet dhe fjalët e dhëna të drejtorit të Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” me automatizëm flasim edhe për shkeljen e premtimeve dhe mos realizim të projekteve për të cilat dikur është zotuar Rustemi. Akoma nuk po nisë ndërtimi i Qarkores së Tetovës. Për të njëjtën është thënë se do të nisë në shtator të vitit 2023, më vonë në tetor, e tashmë këto afate janë shkelur me dy këmbë. Së fundmi nga Ndërmarrja Publike “Rrugët shtetërore” të cilën e sakaton dhe nuk e drejton, Ejup Rustemi, kanë thënë se ndërtimi i kësaj qarkore do të fillojë në muajin shkurt. Dhe, nga kjo kuptohet se vetëm në muajin shkurt të vitit Ejup Rustemi do t’ia huq më pak sepse nuk i bie të premtojë shumë në këtë muaj me më së paku ditë, shkruan Zhurnal.

Kronologji e “gënjeshtrave” të Ejup Rustemit për sa i përket ndërtimit të Qarkores në Tetovë –

Akoma nuk po nisë ndërtimi i Qarkores së Tetovës. Për të njëjtën është thënë se do të nisë në shtator të vitit 2023, por ky afat tashmë është shkelur me dy këmbë, pasi ne veçmë jemi në fund të muajit janar të viti 2023. Nuk ka filluar në kohë e nuk dihet kur do të fillojë, dhe kur kemi konfuzione të tilla kemi të bëjmë me papërgjegjësi të institucionit përkatës që udhëhiqet nga Ejup Rustemi.

“Shpresojmë që nga shtatori do të shihni mekanizmat që do punojnë, kjo është shumë e rëndësishme për Tetovën”, pati thënë Ejup Rustemi, drejtor Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” në qershor të vitit që lamë pas, 2023. Por, që tani jemi në vitin 2024 dhe shumë afër shënimit të një vjetorit të deklaratës publike që nuk po arrin dot t’i qëndrojë pas.

Por, që nga deklarata e dhënë në qershor deri në muajin e përmendur shtator ka kaluar shumë kohë e nuk është bërë asnjë punë në këtë drejtim. Pra, kemi të bëjmë me një huqje totale dhe mashtrim të qytetarëve. Por, ky “terror premtimesh” dhe datave që jepen gojën “shlirë” nuk përfundon me kaq, pasi po i njëjti drejtor për të njëjtën projekt jep një datë tjetër e që për fat të keq as me këtë datë nuk qëndrojnë punët mirë në terren.

Në një prononcim tjetër drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi ka thënë se mekanizmat do të nisin me punë në fillim të tetorit.

“Nga fillimi i tetorit të fillojë edhe me ndërtimin e qarkores së Tetovës e cila do të mundësojë zvogëlimin e komunikacionit brenda Tetovës” , deklaroi Rustemi në shtator të vitit që lamë pas.

Por, që sot jemi në fund të muajit janar të vitit 2024 dhe nuk ka lëvizur asnjë gurë në ndërtimin e Qarkores në Tetovë. Dhe, tani çfarë të flitet më tepër për këtë papërgjegjësi dhe liri absolute të dhënies së fjalës publike por që nuk mërzitet aspak që nuk mund t’i qëndrojë pas asaj çfarë ka thënë.

Në paraqitjen e tij të fundit, në një intervistë për TV21, Rustemi tha se tashmë kompania e ndërtimit është zgjedhur, dhe se po pritet vetëm leja për ndërtim, me çka siç shtoi, kah fundi i tetorit punimet do të fillojnë.

“Për këtë pjesë të qarkores së Tetovës dua të informojë qytetarët se është zgjedhur kompania Granit dhe është zgjedhur edhe kompania që do të mbikëqyr punimet. Është një kompani nga Shkupi. Tani presim që këto ditë të marrim lejen për ndërtim dhe në bazë të gjithë gjasave javën e ardhshme do të marrim edhe lejen për ndërtim dhe menjëherë do të fillojmë me punimet për ndërtimin e qarkores së Tetovës. Pra në fund të tetorit, se fjala ime ka qenë se në tetor do të fillojnë punimet”, tha Rustemi (18.10.23).

Edhe kësaj here ia huqi sërish, por ky nuk ndalet me kaq vjen edhe me një premtim dhe fjalë të dhënë tjetër për të njëjtin projekt vetëm datat ndryshojnë.

“Pritet që më 1 shkurt kontraktori të fillojë punimet për ndërtimin e qarkores në Trebosh”, thanë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, për Portalb.mk. Afati i parashikuar i përfundimit të punimeve siç thonë nga ndërmarrja është 15 muaj. Por, që kësaj here sërish duhet të merret me rezervë kjo datë sepse Rustemi nuk heziton të jap data por me punët e ka problem të fillojë

Ndryshe Qarkorja e Tetovës do të mundësonte që fshatrat e komunës së Tearcës të kenë qasje të drejtpërdrejtë në Korridorin 8, ndërsa do të ishte një ndihmë edhe për zonën ekonomike në Tetovë. Afati kohorë për ndërtimin e Qarkores është 18 muaj. Por, kështu me premtime njëpasnjëshme dhe shtyrje të datave për fillim të punimeve ky afat i caktuar shumë shpejt do të skadojë dhe Qarkorja do të mbahet mend vetëm si tallje e Rustemit me qytetarët e Tetovës.

Megjithatë, është diskutabile dhe nuk duhet t’i besohet asaj çfarë premton, Ejup Rustemi, kjo vetëm përshkak se ka gënjyer shpesh herë me premtime dhe nuk i ka qëndruar pas fjalëve të dhëna e thëna në publik. Por, që edhe nëse kësaj here ia qëllon dhe ndodhë ashtu siç po paralajmëron që më 1 shkurt të fillojë ky projekt dhe për 15 muaj të përfundojë, më e pakta që mund të bëhet është që të mos krenohet askush sepse është tepruar dhe stërzgjatur. Pra, në vend të krenarisë duhet të turpërohen për paaftësinë për të përfunduar një projekt në kohë reale.

Edhe nëse përfundon ndërtimi i kësaj Qarkore duhet të bëhet lëshimi pa përurim, madje të lëshohet natën vonë në përdorim sepse ditën nuk do t’ia mbuloj drita e diellit këtë dështim. /Zhurnal.mk

Related posts

Vlerat e presionit të gjakut ndryshojnë gjatë ditës, por jo çdo ndryshim është normal

admin

Zëdhënësi i Qeverisë për takimin në Bruksel: Presim të mos jetë vëmendja vetëm te Asociacionih

admin

Ali Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

Gjyla Halili