Dimitar Kovaçevski sot ka dorëzuar funksionin e kryeministrit Talat Xhaferit.
Gjatë dorëzimit të funksionit Kovaçevski gjatë konferencës për shtyp foli për reformat në vend të cilët janë bërë gjatë qeverisjes së tij si në financa, infrastrukturë, energjetikë dhe bujqësi.
Kovaçevski tha se koalicioni evropian edhe në qeverinë e re do të jetë shtyllë për integrimin e vendit në BE.
Ai i dëshiroi suksese kryeministrit të ri dhe kabinetit të tij në detyra e reja.
Talat Xhaferi gjatë marrjes së detyrës tha se gjatë qeverisë së tij vendi do të udhëhiqet sipas ligjeve dhe kushtetutës.
Xhaferi tha se detyra primare e kësaj qeverie është organizmi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ferr dhe demokratike.
“Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin, KSHZ-në, OSBE-ODIHR, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të zbatojë të gjitha parakushtet operacionale duke mundësuar që zgjedhjet të zhvillohen me ligjshmëri të plotë, legjitimitet dhe pranim konsensual të vullnetit të qytetarëve”, tha Xhaferi.
“Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjike të RMV-së me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë prioritet i kësaj qeverisë.
Kryeministri i ri tha se integrimi evropian nuk ka alternativë të për vendin tonë dhe se mbetet në fokus të qeverisë anëtarësimi në BE deri në vitin 2030.
Xhaferi gjithashtu si prioritet i kësaj qeverie do të jenë edhe për reformat ekonomike në vend, sundimin e ligjit dhe rritja e standardit jetësor në vend.
previous post