AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sinoptikët për sot parashikojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here përgjatë Vardarit, erë e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja nga 2 deri në 11 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm, me erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në -1, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore, përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Banner

Related posts

Bekim Rexhepi: 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit – Vijë e Kuqe

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbroj gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar.

Gjyla Halili

Ahmeti për gjyqin në Hagë: Të bëjmë grevë në Europë e në SHBA

Gjyla Halili