SHQIPËRI

Nuredini: Riafirmohet projekt marrëveshja me Republikën e Shqipërisë për menaxhimin e burimeve ujore

Banner

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot zhvilloi takim me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka, ku biseduan për çështjet më aktuale mjedisore. Gjithashtu, shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e një qasjeje të përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër në të dy vendet.

Gjatë bisedimeve theks i veçantë është vënë në riafirmimin e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore. Të dyja palët kanë shprehur vullnetin e fortë për intensifikimin e negociatave lidhur me propozim – Marrëveshjen për menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare dhe shprehën vullnetin për të përgatitur një draft të ri në afat më të shpejtë kohor dhe për të krijuar një komision të përzier maqedono-shqiptarë të përbërë nga përfaqësues të departamenteve kompetente dhe ekspertëve në fushën e ujërave që do të punonin në një propozim të përbashkët për teksin e Marrëveshjes.

Është diskutuar edhe për bashkëpunim në fusha të tjera, si dhe janë rishikuar shkaqet e ndotjes së ajrit në vend, veçanërisht gjatë stinës së dimrit dhe gjatë sezonit të ngrohjes.

Ministri dhe ambasadori diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore të zonave të mbrojtura ndërkufitare si dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Banner

Related posts

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”: Shtojmë kapacitetin dhe një palestër të re

admin

“Tani do dal të lyp”, shkarkohet nga detyra mjeku i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso

admin

Çmenduria në Tiranë, “X6”-ta që fluturoi dje te Liqeni drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

admin

Leave a Comment