AKTUALESHQIPËRI

Ilir Meta uron Talat Xhaferrin: Qeveria e re, hapa të rëndësishme në konsolidimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Talat Xhaferin, i cili do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet besimplotë se me lidershipin e tij qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi!

Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik, Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.”-shkruan Meta.

Banner

Related posts

Dyshohet për katër të vdekur në Liqenin e Gramshit në Shqipëri

admin

Krenar Lloga i dërgon të fala Mickoskit: ASH mbetet e shqiptareve!

Gjyla Halili

Një komunë e Shkupit sot do të jetë pa energji elektrike për pothuajse gjithë ditën

Gjyla Halili