SHQIPËRI

Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un, kush ka panik nga hetimet ja u shtoftë Zoti

Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un, kush ka panik nga hetimet ja u shtoftë Zoti
Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un, kush ka panik nga hetimet ja u shtoftë Zoti
Publikuar 20:42 26 Janar, 2024
Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka deklaruar se SPAK po shënjestrohet nga qeveria për shkak të hetimeve anti-korrupsion.

“SPAK-u tani po shënjestrohet nga qeveria. Javën e kaluar ndava me ju një informacion. Përgjigjja ka shtuar dyshimet në vend që t’i pakësojë. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë këtë informacion, e ka fshehur, e ka sheqerosur, jo do bëjmë komision, por nuk kemi një refuzim të prerë, dhe ky përbën një shqetësim të madh për publikun shqiptar dhe për fatin e shtetit të së drejtës ku e vetmja rreze shprese është hetimi kundër korrupsionit”.

Basha tha se nëse qeveria ndërmerr nisma për ti ushtruar presion SPAK, do të përballet me një kundërshtim të fortë të PD.

“Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur që është vënia para përgjegjësisë ligjore e zyrtarëve të lartë të qeverisë ka ndërmend t’i përgjigjen me presion ndaj SPAK-ut, atëherë duhet të llogarisin në kundërshtimin më të fortë të Partisë Demokratike dhe të gjithë aleatëve tanë. SPAK dhe Reforma në Drejtësi nuk janë perfekte. Por janë i vetmi shans që ky vend ka njohur në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndaj për PD, për mua është pa asnjë ekuivok imperative mbështetja pa kushte ndaj SPAK-ut. Dhe duke thënë pa kushte, nuk është perfekt, por mbështetja me kushte është njësoj sikur pushteti i tretë t’i kthehet parlamentit apo qeverisë t’i thotë të kemi kapur në korrupsion, por hiq dorë nga politika. Pushtetet nuk janë aty që t’i vënë kushte njëri-tjetrit, janë që të balancojnë njëri-tjetrin në nivele kushtetuese. Në tërësi parlamenti ka të gjitha kompentencat që i nevojiten për të kontrolluar pushtetin e drejtësisë. Në qoftë se i ka kapur paniku nga hetimet e SPAK, urimi im është ju a shtoftë Zoti panikun. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, ja shtoftë Zoti panikun, i lëntë pa gjumë. Në qoftë se s’keni panik, atëherë mënyrat për ta trajtuar këtë janë brenda rendit kushtetues. Nuk ka nevojë për të shpikur instrumente për të qetësuar frikën që disa kanë”, tha ndër të tjera Basha.

Related posts

Kryeministri Rama do të nisë podcastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë

admin

Krim makabër në Elbasan, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Gruaja thirri për ndihmë

admin

Vuçiqi kërkon ndihmë nga Erdogani për situatën në veri

admin