AKTUALE

Bexheti dhe Arsovska promovuan projektin për përmisimin e sistemit të ujsjellësit në Saraj

Banner

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, promovuan punimet ndërtuese, të cilat vijojnë me intensitet të lartë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në këtë komunë. 🚰 Kisha nderin që sot në praninë e kryetarës së qytetit të Shkupit znj. Danela Arsovska dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, para banorëve të promovojmë punimet ndërtuese, të cilat vijojnë me intensitet të lartë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në komunën tonë.

Aktivitetet në terren përfshijnë ndërtimin e një stacioni të ri pompues afër Rashçes, tubacionet nën presion për në Kopanicë – në gjatësi prej 2 km dhe Bojanë në gjatësi prej 6 km, si dhe ndërtimin e një rezervuari të ri në Kopanicë me kapacitet prej 600 m3.

👉 Ky projekt që kap vlerën prej 172.055.514 den me TVSH dhe që finansohet nga Qyteti i Shkupit, do të zgjedh një problem jetik për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq Llaskarcë, Semenisht dhe Çajlanë.

⏩ Bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit do të vazhdoj edhe me realizimin e projekteve për rindërtimin e rrugës për në Matkë, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Matkë dhe rregullimin e një megaparku të ri mbi 30 mijë metra katrorë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid03J2wVA2PPbTjfFrhxjc22WMCp2phhrXrvDgeSZgUnXJDg8YuctDx4QEtrtn3b4wrl&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz

Banner

Related posts

SHGM reagon ndaj vendimeve të Gjykatës së Apelit për sulmet e 27 prillit

Gjyla Halili

𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊Ë𝐒𝐈𝐀 𝐅𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐈𝐒𝐋𝐀𝐌𝐄 𝐍Ë 𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐉𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐌𝐒𝐇𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐗𝐇𝐀𝐌𝐈𝐕𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐍Ë 𝐙𝐕𝐈𝐂Ë𝐑

Gjyla Halili

Fillon ndërtimi i fabrikës së kompanisë turke “Shahterm” në ZZHTI Shkup

Gjyla Halili