AKTUALE

Tri këshilla se si të dukeni e rregulluar në punë pa u munduar shumë

Përfundimisht, taktika më e mirë që çdo mëngjes të dukeni e rregulluar, por pa u munduar shumë

1. Përgatitni rrobat në mbrëmje para se të shkoni të flini gjumë

A e keni shikuar prognozën e motit? A do të bjerë shi apo do të jetë ditë me diell? Në harmoni me temperaturën zgjidhni edhe kombinimin e veshjes, andaj të gjitha përgatitni në mbrëmje para se të shkoni të flini gjumë, në mënyrë që në mëngjes të mos detyroheni të nguteni dhe të jeni nën stres.

Kjo gjithsesi është diçka që e bëjnë pothuajse të gjitha femrat të cilat vishen mirë, andaj shumë më e lehtë është që t’i hekurosni rrobat, por edhe më esëll të mendoni për kombinimin

2. Mbani ditar

Mbase tingëllon mjaft monotone, mirëpo gjithsesi ndihmon të jeni të veshura sa më mirë. Është e mundshme që të keni veshur kombinimin më të mirë para disa javësh, ndërkaq aktualisht duhet të mendoni se çfarë të vishni.

3. Gjeni uniformën tuaj

Ky në të vërtetë është ai kombinimi juaj i cili më së miri ju rri për shtati, tipit tuaj të trupit dhe të cilin mund ta vishni në raste të ndryshme.

Është i shkëlqyeshëm për ditët kur asgjë nuk ju përshtatet dhe kur jeni duke u ngutur, ndërkaq dëshironi të dukeni bukur! /Telegrafi/

Banner

Related posts

Despotovski: Koha do të tregojë nëse ka qenë e drejtë përzgjedhja e kuadrove të reja në LSDM

Gjyla Halili

269 ​​sanksione për shpejtësi në territorin e Maqedonisë së Veriut

admin

Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë

Gjyla Halili

Leave a Comment