BOTA

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano

Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Gjendja shëndetësore e tij javët e fundit ishte përkeqësuar, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë në një spital në Gianicolo në Romë.

Napolitano ishte deputet që prej vitit 1953 dhe eksponent kryesor i Partisë Komuniste Italiane, ndërsa nga fundi i viteve ‘80 ishte ndër protagonistët e tranzicionit të PCI drejt socializmit demokratik të stilit evropian.

Napolitano kishte marrëdhënie të ngushtë me Papa Benediktin XVI, paraardhësin e Françeskut dhe ishte një nga të paktët njerëz që ishte paralajmëruar paraprakisht për dorëheqjen e  Benediktit në shkurt të vitit 2013.

Presidenca italiane zakonisht është ceremoniale, por Napolitano përdori kompetencat në fund të vitit 2011 për të shmangur krizën duke emëruar ish-teknokratin e Komisionit Evropian, Mario Monti për të udhëhequr një qeveri pas dorëheqjes së kryeministrit, Silvio Berlusconi në një mosmarrëveshje mbi shkurtimet e shpenzimeve.

Dy vjet më vonë, ai theu një tjetër ngërç kur ndërmjetësoi një koalicion të madh nën politikanin e qendrës së majtë, Enrico Letta, pas zgjedhjeje parlamentare.

Napolitano u bë president në vitin 2006 dhe u zgjodh për një mandat të dytë shtatë vjeçar vitin 2013.

Ai dha dorëheqje në vitin 2015 sipas Reuters. Gjatë një karriere politike që nisi në fillim të viteve ‘50, ai u zgjodh në parlamentin italian dhe evropian dhe shërbeu si ministër i Brendshëm dhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit.


Top Channel

Related posts

Protesta në Japoni pas zbulimit të programit të sterilizimit të fshehtë të fëmijve (fotot)

admin

Burri grabit të renë me armë, më pas i kërkon ‘të dalin bashkë’ në Facebook (fotot)

admin

Anija rumune godet një minë në Detin e Zi, shpëtohet ekuipazhi

admin

Leave a Comment