Papa Françesku i shprehu ngushëllimet familjes së Giorgio Napolitanos për vdekjen e ish-Presidentit italian.
Në një mesazh drejtuar ish-zonjës së parë Clio Bittoni Napolitano, Papa Françesku shkruan: “Vdekja e bashkëshortit të saj ka ngjallur tek unë ndjenja emocioni dhe njëkohësisht mirënjohje për këtë burrë shteti, i cili në kryerjen e roleve të larta institucionale tregoi cilësi të mëdha intelekti dhe pasion të sinqertë për jetën politike italiane, si dhe interes të zjarrtë për fatet e kombeve.”
Gjatë një vizite në Marsejë për të marrë pjesë në Takimet Mesdhetare, Papa ndaloi për t’i thënë disa fjalë të përzemërta të vesë së kreut të shtetit.
“Kujtoj me mirënjohje takimet personale që kam pasur me të, gjatë të cilave vlerësova humanitetin dhe largpamësinë e tij për të ecur drejt në zgjedhjet e bëra për vendime të rëndësishme”, vazhdoi Françesku I. “Sidomos në momente delikate për jetën e vendit, me synimin e vazhdueshëm për të promovuar unitetin dhe harmoninë në frymën e solidaritetit, të gjallëruar nga kërkimi i së mirës së përbashkët. Dua të shpreh afërsinë time me ju, fëmijët tuaj dhe familjen tuaj, duke u siguruar që t’ju kujtoj në lutje. Në ngushëllimet e mia, unë lutem që ju dhe për të dashurit tuaj të gjeni ngushëllim për humbjen e njeriut të zemrës”.
Top Channel