BOTA

Fshehja e pagesave nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare/ Charles McGonigal pranon fajësinë në gjykatë

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000 dollarë shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në një seancë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshje mes akuzës dhe avokatëve të zotit McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.

Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.


Top Channel

Related posts

Rusia nis manovra ushtarake në Detin Baltik

admin

“Të sëmurët” nga ai nxehti, në SHBA spitalet nuk përballojnë fluksin

admin

A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e ish-presidentit Trump?

admin

Leave a Comment