BOTA

Breshëri sulmesh në Ukrainë, shënohen viktima! Pamjet e rënda bëjnë xhiron e rrjetit

Disa qytete ukrainase u vunë në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës, duke lënë dy persona të vdekur në Kherson, ndërsa rënia e mbeturinave nga raketat e rrëzuara shkatërruan shumë zona.

Pamjet e rënda tregojnë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit që janë në luftë me kohën për të shpëtuar civilët, njëkohësisht për të shuar flakët.

Në mesin e viktimave ishte edhe një i ri, i cili ndodhej në konvikt, një nga ndërtesat e goditura rëndë. Të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë që u dërguan në spital, një 61-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

Banorët vendas kanë mbetur të tmerruar, ku pas alarmit për sulm kanë braktisur menjëherë ndërtesat.

“Kemi shumë gjëra të dëmtuara, por falë Zotit arritëm të shpëtonim. Të gjitha dritaret dhe dyert janë hedhur në erë. Raketa ra shumë pranë nesh”, tha një banore.

E prekur nga sulmet që zgjatën për dy orë me radhë është edhe Kievi, ku u shënuan të paktën shtatë të lënduar, mes tyre një 18-vjeçare.

Infrastruktura e qytetit ka mbetur e dëmtuar, me dhjetëra ndërtesa të prekura. Disa prej tyre u përfshinë nga flakët e rënda, që qëndruan aktive për shumë orë dhe që angazhuan shumë zjarrfikës.


Top Channel

Related posts

Disa ditë pas tragjedisë së nëndetëses, Oceangate ende reklamon ‘udhëtime te rrënoja e Titanikut’ (fotot)

admin

Nuk janë të ftuar në përvjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, princi Harry dhe Meghan Markle do shkojnë në Gjermani

admin

Putin i thotë liderëve afrikanë: Rusia do t’ju japë grurë falas (fotot)

admin

Leave a Comment