BOTA

Pasojat e përmbytjeve katastrofike në Libi, të paktën 43 mijë të zhvendosur

Banner

Vërshimet në Libi, që kanë vrarë mijëra persona që qytetin Derna, kanë detyruar të paktën 43 mijë persona të evakuohen në vende të sigurta.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim raporton se në këto zona kanë nevojë për ushqim, ujë të pijshëm, por edhe përkujdesje për shëndetin mendor.

Vërshimet shkatërruan dy diga në Derna gjatë 10 shtatorit, duke shkatërruar lagje dhe shumë shtëpi.

Shifrat zyrtare e të vdekurve është mbi 3.300, por grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se numri pritet të rritet pasi vlerësojnë se deri në 10.000 persona që konsiderohen të zhdukur.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan gjatë javës se përhapja e sëmundjeve mund të sjellë një krizë të dytë shkatërruese në zonat e goditura nga vërshimet.

Zyrtarët lokalë, agjencitë e ndihmës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë “janë të shqetësuar lidhur me rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve, veçmas të sëmundjeve që shkaktohen nga uji i kontaminuar.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Libi ka paralajmëruar se në zonat e prekura nga vërshimet uji vazhdon të jetë i ndotur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin për pije.


Top Channel

Banner

Related posts

Pamje të çmendura nga festivali veror i vrapimit me demat në Pamplona të Spanjës (fotot)

admin

Skuadrat e shpëtimit kërkojnë amerikanin e sëmurë në shpellën 1000m të thellë në Turqi (fotot)

admin

Britania kërkon të bllokojë opinionin e GJND për pushtimin e Palestinës nga Izraeli (fotot)

admin

Leave a Comment