AKTUALE

Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Performanca e Edi Ramës si drejtues i seancës së Këshillit të Sigurimit po vlerësohet tejet pozitive. Sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare ky ishte momenti që u shfrytëzua mjaftë mirë nga Rama për të shfaqur saktë orientimin e shqiptarëve.

E jo ambasadori shqiptar Ferit Hoxha por vet kryeministri Edi Rama, pati mundësinë të drejtojë një prej seancave më të rëndësishme të saj.

Ku me t’i dhënë fjalën Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rama hasi në papajtueshmëri nga delegacioni rus.

Ai ia ktheu me një zgjidhje. Atë për ta ndalur luftën.

“Është një zgjidhje për këtë nëse ju pajtoheni, ju ndaleni luftën dhe Presidenti Zelensky nuk e merr fjalën”, ka deklaruar Rama.

Dhe e gjithë kjo situatë sipas njohësve të proceseve ndërkombëtare, nuk ishte përcjellë me shkelje procedurale.

“Presidenti ka për detyrë të ruaj mbledhjen dhe të tregoj qëndrimin në momentin kur i vjen fjala. Sepse Shqipëria ka mundësi të flasë në momentin kur t’i vjen radha por ky e bënte atë edhe si përfaqësues i Shqipërisë por edhe si President, kjo është mundësi dhe se besoj që nuk ka bërë ndonjë shkelje”, ka thënë profesori universitar, Dorajet Imeri.

Edi Rama për Rusinë pati edhe një mesazh. Kësaj here në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit të Shqipërisë ku zgjodhi ta përmend edhe Kosovën.

“Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë. Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, ka deklaruar Rama.

Gjithë kjo performancë e Ramës u përfol si shumë pozitive.

“Ai tregonte qëndrim të cilin konsideroj që duhet vlerësuar maksimalisht, jo vetëm për atë se çfarë thotë ai por edhe për orientimet reale që Shqipëria dhe shqiptarët duhet të kenë. Në atë rast ai ishte edhe kryeministër i Shqipërisë por edhe president i asaj mbledhje që në procedura standard është bartësi i procesit por ai i bëri të dyja edhe tregonte qëndrim edhe ndante diskutimin e brendshëm aty”, ka deklaruar Dorajet Imeri.

Related posts

Arsim Zekolli për supremacinë maqedonase: Partitë shqiptare të bojkotojnë institucionet

Gjyla Halili

14 vite në NATO, SHBA: Shqipëria ka promovuar paqen dhe sigurinë

admin

Aggeler me mesazh për votuesit

Gjyla Halili

Leave a Comment