AKTUALE

Muharem Asani:Menaxhimi më efikas i dërgesave me vlerë të ulët për të shtypur ekonominë gri.

Banner

Gjatë vizitës së sotme në njësinë doganore të Aeroportit të Shkupit, kolegët i siguruam për përkushtimin që Drejtoria e Doganave ka për rritjen e efikasitetit si institucion përmes përkushtimit të doganierëve në kryerjen e detyrave të tyre në drejtim të uljes së ekonomisë gri, mbrojtjes së interesave financiare të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përpjekjet e përbashkëta për parandalimin e korrupsionit, si një nga prioritetet më të mëdha të Administratës.

Në shtatë muaj, nga janari deri në korrik të këtij viti, në zyrën doganore të aeroportit janë përpunuar rreth 105 mijë deklarata doganore për import dhe eksport, dhe në kontrollin doganor kanë kaluar 1.5 milionë pasagjerë.

Si udhëheqësi përshëndesim rezultatet pozitive të punës së doganierëve në aksionet e realizuara këtë vit, veçanërisht konfiskimin e 43 kilogramë bizhuteri ari, monedha të vjetra në vlerë prej mbi 2,3 milionë denarë, deviza në vlerë prej 90. mijë euro, si dhe obligacione me vlerë nominale 92 milionë dollarë, të cilat aktualisht janë objekt i hetimit financiar.

Banner

Related posts

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Sarajit dhe Komunës së Rahovecit

Gjyla Halili

BDI: Sjellja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe skandaloze – Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme!

Gjyla Halili

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet pas dhe nuk do të ketë prosperitet për askënd

Gjyla Halili

Leave a Comment