BOTA

Shpalli falimentin, Birminghami nën mbikëqyrjen e Londrës

Qeveria britanike ka dërguar një komision për ta vënë metropolin e falimentuar të Birminghamit në kurs konsolidimi. Në fillim të shtatorit Birminghami shpalli falimentimin.

Michael Gove, ministri përgjegjës për Administrimin Lokal në kabinetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak, e argumentoi këtë hap duke thënë se këshilli komunal, i udhëhequr nga Partia Laburiste në opozitë, nuk i ka përmbushur siç duhet detyrat e tij. Gove njoftoi për hetimin, që do të zhvillohet për të zbuluar, se ngase është shkaktuar kolapsi financiar.

Birminghami me 1,14 milionë banorë është pas Londrës qyteti i dytë për nga madhësia në Britaninë e Madhe. Më shumë se 2,5 milionë vetë jetojnë në zonën metropolitane të Birminghamit. Sipas BBC buxheti komunal ka një deficit financiar prej 87 milionë paundësh (përkatësisht më shumë se 100 milionë euro).

Bllokim thuajse i plotë i shpenzimeve që nga fillimi i shtatorit

Në fillim të shtatorit qyteti shpalli de facto falimentimin. Të gjitha shpenzimet, përveç atyre më imediate, u bllokuan me efekt të menjëhershëm. Përmes një deklarate këshilli komunal bëri të ditur se qyteti është përballur me sfida financiare të papara ndonjëherë. Këtu bëjnë pjesë rritja e shpenzimeve për kujdesin social për të rriturit, reduktimi i të ardhurave nga taksat e biznesit dhe shkalla e lartë e inflacionit.

Administrata e qytetit ndodhet edhe para kërkesave me pretendime milionëshe të punonjëseve femra, të cilat sipas një vendimi gjyqësor për paga të barabarta (equal pay) konsiderohet se janë paguar më pak se kolegët e tyre meshkuj për vite me radhë.

Të hënën e ardhshme në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal do të diskutohet për planin e shpëtimit. Në media ka pasur ndërkohë spekulime, se qyteti do të jetë i detyruar të shesë ndërtesa dhe toka.

Edhe shumë komuna të tjera nën presion financiar

Birminghami nuk është qyteti i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që ndodhet pranë humnerës financiare. Kur qeveria britanike miratoi në vitin 2010 gjatë krizës globale financiare një program kursimesh, ajo shkurtoi edhe fondet për administrimin vendor. Muajt e fundit disa komuna më të vogla kanë shpallur falimentimin, ndër ta Croydon, një pjesë e rrethinave të Londrës dhe Woking, një qytet në jug të kryeqytetit./DW


Top Channel

Related posts

Turqi: Arrestohen 200 persona, nën dyshimin e ndërtimit të dobët të ndërtesave pas tragjedisë së tërmetit

admin

Hungaria ‘tërbon’ BE teksa liron mijëra të dënuar të huaj me kusht largimin nga vendi (fotot)

admin

Zelensky viziton ushtrinë pranë Bakhmutit: Ushtarët po bëjnë luftë heroike

admin

Leave a Comment