BOTA

Vizita e parë që pas kurorëzimit mbret! Charles III në Francë, pritet nga Macron

Mbreti Charles III zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në Francë si monark, një udhëtim tre-ditor që synon të tregojë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Monarku i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ishte nën shoqërinë e partneres së tij gruaja Mbretëreshë Kamila, u mirëpritën në aeroportin e Parisit Orly nga kryeministrja Elisabeth Borne.

Më pas ata ndaluan për të kujtuar të vdekurit e luftës duke vendosur kurora me lule në Harkun e Triumfit.

Të shoqëruar nga një eskortë dhe ceremoni madhështore, intenerari i monarkut vijoi më pas me presidentin Emmanuel Macron, për më tepër diskutime në Pallatin Elysee.

Sipas analistëve kjo vizitë konsiderohet si një kartë plus në dorën e Macron, i cili po përballet vazhdimisht me akuza për mënyrën e drejtimit të vendit. Ndër të tjera tregohet se mikpritja madhështore është zgjedhja e Macron për të mbajtur një raport sa më të mirë me Mbretin Charles III.

Për sa i përket monarkut britanik, ky tur tre-ditor pasqyron interesin e tij për të qenë në brendësi të problemeve jo vetëm të vendeve përkatëse por edhe botërore.

Udhëtimi fillimisht ishte planifikuar për në mars dhe supozohej të ishte vizita e parë shtetërore e Charles jashtë vendit që kur u bë monark pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II. Por ajo u anulua për shkak të trazirave dhe grevave të përhapura në të gjithë Francën kundër reformave të pensioneve.


Top Channel

Related posts

Luftëtarët e Wagner në Niger, udhëzojnë anëtarët e forcave të armatosura për grusht shteti

admin

“Wagner, Wagner, Wagner”, banorët rusë në përkrahje të ushtarëve të Prigozhin

admin

Franca sfidon Italinë: Nuk marrim emigrantë që zbarkojnë në Lampeduzë!

admin

Leave a Comment