AKTUALE

Osmani-Berbok: Gjermania është mbështetësi ynë më i zëshëm në rrugën tonë evropiane

Në kuadër të pjesëmarrjes në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju – Jork, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka zhvilluar takim dypalësh me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok.

Ministri Osmani, siç njoftoi MPJ, shprehu mirënjohje për mbështetjen e zëshme për procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të shprehur përmes një sërë hapash si e a.q. “propozimi “gjerman”, baza kryesore politike përmes së cilës u krijua pakoja e sotme europiane për integrimet tona europiane dhe Rezoluta e miratuar në Bundestagun gjerman, me të cilën riafirmohet identiteti dhe gjuha maqedonase në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Një hap i tillë është një akt tjetër i mbështetjes së Gjermanisë mike për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe garanci shtesë për çështjet identitare të Maqedonisë së Veriut, të cilat tashmë janë të njohura nga Bashkimi Evropian”, shtoi Ministri Osmani.

Berbok, siç citohet në kumtesën e MPJ-së, dërgoi mesazhe mbështetjeje për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe mirënjohje për progresin e arritur në përmbushjen e kornizës negociuese. Ajo

Sipas saj, se me hapjen e kapitujve, pozicioni ynë ndaj BE-së po forcohet, duke siguruar njëkohësisht se mbështetja gjermane për rrugën tonë europiane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Dy ministrat shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve mike, të cilat këtë vit shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe siguruan se në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për avancimin e partneritetit mes tyre.

Siç citohet në kumtesë, në takim u përshëndet reciprokisht bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, dinamika e të cilit në vazhdimësi tregon trend rritës të rritjes. Gjermania është partneri kryesor ekonomik në zhvillimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për një kohë të gjatë është partneri më i madh tregtar dhe ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në vend – përfunduan ministrat.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe diskutuan për bashkëpunimin dhe sfidat në kuadër të kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.

Related posts

Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

Intervista në Top Story/ Kryeministri Xhaferi: Detyra kryesore është përgatitja e institucioneve dhe Qeverisë për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjyla Halili

Gjorgjievi: Operohet me listën e pritjes prej 120-150 persona të cilët presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe

Gjyla Halili

Leave a Comment