BOTA

Ekuador/ Lideri i vrarë i kartelit u varros me dhjetëra armë “për ta mbrojtur atë në jetën e përtejme”

Arkivoli i një lideri karteli 39-vjeçar i cili u vra në Ekuador u mbush me dhjetëra armë, duke thënë në funeralin e tij se e bënë këtë që ai të ishte i armatosur edhe në jetën tjetër.

Julián Sevillano, i cili ishte lideri i kartelit “Los Fatales”, u vra së bashku me vajzën e tij 20-vjeçare në një pritë teksa ishin në një lavazh.

Sipas mediave vendase, prita vrasëse është ngritur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët kanë qëlluar me dhjetëra plumba babë e bijë.

Sipas të njëjtave raportime, vrasësit e 39-vjeçarit kishin ndjekur lëvizjet e tij pasi Sevillano shkonte për të larë makinën e tij në mëngjes.

Masat e sigurisë në funeral ishin të rrepta me dhjetëra policë dhe ushtarë për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme.