BOTA

Ukraina shkatërron 27 dronë dhe një raketë balistike! Zelensky nga New York: S’e kuptoj pse Rusia ka ende një vend në OKB

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 27 nga 30 dronë dhe një raketë balistike Iskander të lëshuar nga Rusia në territorin e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi u konfirmua nga forcat ajrore të Ukrainës në Telegram.

Dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan në rajonet jugore, qendrore dhe perëndimore të Ukrainës, ndërsa raketa u lëshua në drejtim të Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore“, thuhet në njoftim.

Nisur nga zhvillimet në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kombeve të Bashkuara për të lejuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ulëse (çka përkthehet në zë për Rusinë) në organizmin botëror, pavarësisht krimeve të luftës në Ukrainë.

Gjatë vizitës në një spital në New York ku po trajtohen ushtarët ukrainas, Zelensky tha se trupi i liderëve botërorë duhet të japë përgjigjje.

“Për ne, është shumë e rëndësishme që të gjitha fjalët tona, të gjitha mesazhet tona, të dëgjohen nga partnerët tanë. Dhe nëse në Kombet e Bashkuara – është për të ardhur keq, por ende – ka një vend për terroristët rusë, pyetja nuk është për mua”- tha Zelensky, ndërsa shtoi se: “Unë mendoj se është një pyetje për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara”.

Më vonë sot udhëheqësi ukrainas do t’u drejtohet liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu do të flasë për luftën në Ukrainë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zoti Lavrov pritet të bëjë vërejtje në takim dhe kur Zelensky u pyet nëse do të qëndronte në dhomë për të dëgjuar atë që kishte për të thënë, ai tha: “Nuk e di se si do të jetë, me të vërtetë”. 


Top Channel

Related posts

Takim ndërkombëtar në Arabinë Saudite për Ukrainën

admin

Infermierët akuzohen për mbytje të pacientes me jastëk pas dështimit të anestezisë në Belgjikë (fotot)

admin

Virusi i rrallë prek Indinë! “Nipah” mbyll shkollat, ndalon tubimet publike

admin

Leave a Comment