AKTUALE

Turizmi dhe eksportet rritën çmimet/ Më të prekurit, të moshuarit: Duhet të rriten pensionet

Eksporti i prodhimeve bujqësore ka pësuar një rritje prej 18% gjatë periudhës janar-korrik, 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 7 mujorin e vitit 2023 vlera e eksporteve arriti ne 35,3 miliardë lekë. Por Rritja e eksportit, në të njëjtën kohë edhe rritja e numrit të vizitorëve të huaj të cilët kanë shtuar kështu numrin e blerësve në vend kanë çuar në një rritje të pazakontë çmimesh në tregun e frutave dhe zarzavateve.

Pyetja që lind është sa të përballueshme bëhen këto çmime për familjet me të ardhura të ulëta apo pensionistët?

Qytetarët shprehen:

“Nuk janë të përballueshme, bostani është shtrenjtuar më shumë”.

“Doja të merrja një kile bamje, nuk e mora dot”.

“Të mos hash dot domate, 180-200 lekë kg. Nuk ja plotësojmë vetes të gjitha dëshirat”

“Sivjet është më shtrenjtë. Janë rritur shumë çmimet”.

“I marrim me kokrra, vjet merrnim një kilogramë sivjet 200 gramë, t’i provojmë se jemi pleq”.

“E papërballueshme, por na ndihmojnë fëmijët”.

Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho sugjeron detaksimin. Sipas tij një ulje e taksave për produktet bazë do të lehtësonte shtresat më nevojtare të shoqërisë.

“Të kemi një detaksim, pra një ulje të nivelit të taksave për ato që janë produkte të shportës më të rëndësishme për mbijetesë siç është veza, qumështi, buka… pasi në një pjesë të Europës Perëndimore këto produkte nuk taksohen me 20% sa ç’është tatimi mbi vlerën e shtuar edhe ne Shqiperi po tatohen deri në 6%. Ndodh edhe në Maqedoni një gjë e ngjashme dhe në vendet e rajonit. Kjo bën produktet më të lira në raport me Shqipërinë, dhe e bënë mbijetesën më të mundshme dhe më pak problematike për shtresat në nevojë apo pensionistët”, u shpreh Mateo Spaho.

Përfitimi ekonomik i eksporteve bujqësore ka lulëzuar padyshim ekonominë e vendit, por që kjo mos të dëmtojë edhe më shumë familjet me të ardhura minimale, një zgjidhje e mundshme mund të ishte shpërndarja e barabartë e këtyre të ardhurave në këtë kategori, si për shembull e rritja e pensioneve për pensionistët./Top-Channel.tv

Related posts

MASH i merr integrencat Kasamit për gjimnazin e Tetovës

admin

BE: Presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj

Gjyla Halili

Toshkovski: Nuk është plagosur kryetari i komunës së Haraçinës!

Gjyla Halili

Leave a Comment