AKTUALE

KDI: Pas deklarimeve të sotme alarmante, Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se pas konferencës për media, në të cilën kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë folur për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, Kurti duhet të raportojë edhe në Kuvend.

Në një reagim të KDI-së thuhet se ata e mirëpresin informimin që Kurti bëri rreth dialogut dh se informimi i publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, është thelbësor në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike si dhe rritjen e besimit qytetar në këtë proces.

Por sipas tyre Kurti për këtë proces duhet t’u përgjigjet edhe deputetëve.

“Megjithatë, kjo nuk e aminston kryeministrin nga përgjegjësia që pas deklarimeve të sotme alarmante, të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimi i kryeministrit para Kuvendit përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Sipas KDI-së në këtë drejtim edhe subjektet politike opozitare duhet të ushtrojnë rolin e tyre parlamentar që të mbajnë llogaridhënës ekzekutivin, siç thuhet, duke kërkuar raportime të rregullta të kryeministrit rreth dialogut me Serbinë.

“Paraqitja e ekzekutivit në konferenca për media pas takimeve në kuadër të dialogut është pozitive, por nuk mund të jetë zëvendësim për obligimet kushtetuese ndaj institucionit të Kuvendit, në përputhje me parimet demokratike të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”, thuhet në reagim.

Related posts

Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË EVENTIN “TOP 100”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

Gjyla Halili

Leave a Comment