KOSOVË

Humorist që ka humbur fuqinë politike

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, i kanë reaguar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet, duke i thënë se ai ka nis të bëhet humorist që del i dëshpëruar në konferenca, thuajse e gjithë bota i ka faj. Ata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, thanë se Kurtit i ka humbur rruga në oborr, pasi përveç izolimit, ai nuk do t’i ketë as numrat dhe as mundësinë për krijimin e qeverisë së ardhshme.

“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Banner

Related posts

Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial

Gjyla Halili

Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

admin

Armatimi dhe mjetet ushtarake që u gjetën në Zveçan, policia mban konferencë të jashtëzakonshme

admin

Leave a Comment