KOSOVË

Shefi i OSBE-së, Bujar Osmani i dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë me dije se propozimi i tij për deeskalim dhe normalizim të situatës në Kosovë dhe Metohi është dorëzuar në misionet në Beograd dhe Prishtinë.

Ai sqaron se plani prej nëntë pikash nuk është plan i OSBE-së por i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atij si kryetar i OSBE-së.

Roli im si kryetar i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për de-përshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim. Kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd“, tha Osmani

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më herët publikoi në Twitter, planin me nëntë hapa për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës, një plan që  ka për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.

Banner

Related posts

Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

admin

Tensionohet protesta, hidhen tymuese, protestuesit përplasen me policinë

admin

Rruga për ferr është e ndërtuar me qëllime të mira, thotë Kusari-Lila për draft-statutin e Ramës për Asociacionin

admin

Leave a Comment