KOSOVË

Më 14 shtator Lajçak pati një pozicionim të qartë kundër Kosovës! Kjo logjikë ka vdekur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është pozicionuar kundër Kosovës në takimin e fundit në Bruksel.

“Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Kështu ata kanë shkuar larg me goditjen e të ardhmes të Kosovës në situatën në të cilën jemi vlerësoj se nuk mund të shtrembërohen në gjykimin tim me asnjë hedhje të hirit syve. Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësinë/ plotninë e saj ose nuk mund ta zbatojmë vetëm ato që i do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ecë me një shteg të tillë”, tha Kurti gjatë një konference për media këtë të hënë.

Ai theksoi se emisari i BE-së, Lajçak duhet t’i jap llogari komisionit Evropian, Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian pasi që sipas Kurtit ai është bërë palë me Serbinë./21Media

Related posts

Bruksel, filloi skrining takimi bilateral për kapitujt 14 dhe 21

admin

Ata që provojnë të ecin përpara pa Amerikën, s’janë të vërtetët

admin

“UÇK-UÇK-UÇK”, pavarësisht thirrjeve të institucioneve shqiptarët protestojnë në jug të Mitrovicës

admin

Leave a Comment