BOTA

Sullivan: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze

Banner

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u takua me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Maltë këtë fundjavë, njoftuan të dielën Pekini dhe Uashingtoni, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të botës kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e trazuara.

Të dy palët zhvilluan bisedime “të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive” gjatë disa takimeve të mbajtura më 16 dhe 17 shtator, sipas deklaratave të veçanta të dielën nga Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme e Kinës.

Takimi i zotit Sullivan me zotin Wang ishte i fundit në një seri diskutimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë që mund të hedhin bazat për një takim të Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping më vonë këtë vit.

Zoti Sullivan u takua për herë të fundit me kryediplomatin Wang në Vjenë në muajin maj.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e nivelit të lartë dhe të zhvillojnë bisedime dypalëshe mbi çështjet e Azi-Paqësorit, çështjet detare dhe politikën e jashtme.

Shtëpia e Bardhë shtoi se të dyja palët “u angazhuan për të vazhduar këtë kanal strategjik të komunikimit dhe për të vazhduar angazhimin dhe bisedimet shtesë të nivelit të lartë në fushat kryesore në muajt e ardhshëm”./ VOA


Top Channel

Banner

Related posts

Tre viktima nga zjarri në Greqi! I zhdukur që prej së dielës, gjendet trupi i karbonizuar i bariut në Evia

admin

Demokracia e Re fiton zgjedhjet në Greqi, Tsipras telefonon Mitsotakis për ta uruar

admin

Pas zjarrit, vijojnë punimet në Notre Dame de Paris! Hapja e parashikuar në vitin 2024

admin

Leave a Comment