AKTUALE

Osmani me adresim nga New York-u, flet për takimin me presidentin Biden dhe liderë të vendeve të tjera

Banner

E plotësuar: Osmani takoi Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që nga viti 1999 në vazhdimësi, sikurse edhe në GJND.

Në këtë kontekst, presidentja ka shtruar nevojën e mbështetjes së mëtejme nga Mbretëria e Jordanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe.

Osmani dhe Mbreti Adullah II, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.

Sipas Osmanit, ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën tonë të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Më tej, ajo tha se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi.

Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në New York, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një adresim në Facebook, ka folur për rëndësinë e takimit.

Osmani tha se takimi më i rëndësishëm është ai me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do të organizojë pritje për liderët që marrin pjesë në kuadër të këtij sesioni.

“Në takime bilaterale me liderë të tjerë do ta përçoj zërin e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por edhe si mund të jetë Kosova një faktor që mund të kontribuojë në sfidat tjera globale me të cilat të gjithë bashkërisht po merremi”.

“Mirëpo më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderojë në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.

Tutje theksoi se në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë përfshirë krijimin e rap

Banner

Related posts

Banorët e sulmojnë për mbrojtjen që i bëri Ilnisës, Roza shpërthen në lot

Gjyla Halili

Erjola Xheko, kryetarja e Vatrës në Utah vizitoi Selinë Qëdrore të Vatrës

Gjyla Halili

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

admin

Leave a Comment