BOTA

Bumi i emigrantëve! Von der Leyen dhe Meloni diskutime për problematikën: BE është këtu!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar një qendrën e pritjes së emigrantëve në ishullin italian Lampedusa, pasi kryeministrja e vendit Geogria Meloni i bëri thirrje BE-së për ndihmë, pas bumit të më fundit të kalimeve të paligjshme që po ndodh në vend.

Më shumë se 8,000 emigrantë kanë mbërritur në ishull gjatë tre ditëve të fundit, një shifër që vuri në alarm autoritetet italiane.

Kryeministri Giorgia Meloni thotë se Italia po vihet nën presion të paqëndrueshëm, ndërsa Von der Leyen tregoi sërish mbështetjen për kapërcimin e situatës.

“Është shumë e rëndësishme për mua sepse emigrimi i parregullt është një sfidë evropiane dhe ka nevojë për një përgjigje siç na takon, kështu që ne jemi në këtë situatë së bashku”, tha Ursula von der Leyen-Presidente e Komisionit Evropian.

Georgia Meloni premtoi se do të rrisë mbështetjen për transferimin e emigrantëve nga Lampedusa, si dhe të shtojë përpjekjet kundër kontrabandistëve të njerëzve që mundësojnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme. Sipas saj problem do të përfshijë të gjitha” shtetet e bashkimit Europian.

Kryqi i Kuq italian njoftoi se vetëm një ditë më parë të paktën 2500 emigrantë të paligjshëm kanë mbërritur në vend.

Vullnetarët dhe stafi kanë ofruar mijëra vakte ushqimi, njëkohësisht kanë ndihmuar transferimin e të ardhurve të rinj në Siçili dhe në zona të tjera të sigurta.

Gati 126,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali deri më tani për këtë vit, që është rreth dyfishi i numrit për të njëjtën periudhë të vitit 2022.


Top Channel

Related posts

Presidenti i Afrikës së Jugut: Arrestimi i Putinit do të ishte shpallje lufte

admin

Celulari i prodhimit fillestar iPhone shitet për $190 000, kalon çmimin origjinal 380 herë (fotot)

admin

Trazirat në kabinetin e Xi Jinping, shqetësim për diplomacinë e Kinës

admin

Leave a Comment