SHQIPËRI

Vetëvritet polici në Lezhë me armën e shërbimit pasi mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë

Një punonjës i Policisë me detyrë shef i sallës operative Lezhë, dyshohet se ka vrarë veten mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në banesën 64-vjeçarit në fshatin Spiten, ndërsa ky…

Një punonjës i Policisë me detyrë shef i sallës operative Lezhë, dyshohet se ka vrarë veten mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në banesën 64-vjeçarit në fshatin Spiten, ndërsa ky i fundit ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

Viktima shërbente prej vitesh në Drejtorinë e Lezhës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme gjatë punës në Policinë e Shtetit, raporton TCH.

“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.

Banner

Related posts

Rama i vendosur kundër Kurtit: Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, as për Kosovën

admin

Fotot/ Mbledhja e dy qeverive, Mal i Zi-Shqipëri, momente nga takimi Rama-Abazoviç

admin

“Pse më sheh”- Si nisi konflikti që çoi në vrasjen e vëllezërve Gosa në Kavajë

admin

Leave a Comment