AKTUALE

Bajrami kritika Qeverisë: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë, më e ulëta ndonjëherë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka pasur kritika për politikën ekonomike të Qeverisë, duke thënë se në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar rritja më e ulët ekonomike ndonjëherë.

Bajrami ka shkruar në Facebook se shkruar se më 22 mars të vitit 2021, është votuar Qeveria Kurti II dhe në atë kohë rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 16%, e sot sipas saj, rritja ekonomike në vend është vetëm 2.02%.

“Që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë refomë për përmirësim të ambientit të biznesit, nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkëpunim me komuna, nuk ka dialog me biznese, ka korrupsion, ka nepotizëm, ka tenderë me negociim. Dhe ja rezultati 2.02% rritja ekonomike për T2, 2023, më e ulëta ndonjëherë”, ka shkruar ajo.

Banner

Related posts

Drejtori i Shkollës Shqipe në Miçigan, Agron Dedivanaj, uron Krishtlindjet dhe bën thirrje për unitet e dinjitet

Gjyla Halili

Arta Bilalli Zendeli: VMRO-DPMNE nuk do të ketë partner për Qeveri, me këtë narrativë

Gjyla Halili

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Gjyla Halili

Leave a Comment