SHQIPËRI

U vra në Greqi për një vend parkimi, del fotoja e 39-vjeçarit shqiptar, baba i tre fëmijëve

Banner

Është publikuar fotoja e shqiptarit që u vra në Greqi pas një konflikti për një vend parkimi. 39-vjeçari shqiptar ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun e përmendur…

Është publikuar fotoja e shqiptarit që u vra në Greqi pas një konflikti për një vend parkimi.

39-vjeçari shqiptar ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun e përmendur ku ndodhi edhe

Ai u qëllua me dy plumba në kokë nga një 68-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë pranë skenës së të shtënave dhe foli për protothema.gr, autori nuk kishte as makinë dhe në fakt shfaqte sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

“Ata u grindën. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty”. Priti me këmishë të hapur që të arrestohej. Ai ishte një burrë i çuditshëm Para dy vitesh ka bërë një aksident automobilistik. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi gruaja.

Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar tha se ai shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

Banner

Related posts

Shkoi për të shuar sherrin, qëllohet më plumb në kokë shqiptari në Greqi

admin

Emisari britanik telefonon Vuçiqin, flasin për situatën në veri të Kosovës

admin

Kurioz se si duket Marsi? NASA publikon për herë të parë pamjet 3D nga planeti i mistershëm

admin

Leave a Comment