SPORT

“Ne na kanë ardhur lojtarë nga Shqipëria dhe nuk i kemi marrë për respekt”! Vazhdon turpi në Kosovë, zyrtari i FFK: Kam dyshime si u rregullua dokumenti për Mujën dhe Dakun

Turpi në Kosovë nuk ka fund dhe këtë herë vjen nga zyrtarët e lartë të FFK, Bajram Shala. Një problem që mund të zgjidhet fare lehtë duke i lënë zgjedhjen në dorë të lojtarëve, për të vendosur mes Shqipërisë dhe Kosovës, është kaluar në një nivel tjetër. Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, është shprehur se ka shumë dyshime për mënyrën sesi FIFA ka lejuar që Muja dhe Daku t’i bashkohen një “shteti tjetër”.

“Kemi një lloj pakënaqësie dhe duhet të kemi, pasi kjo rrugë është stërtepruar. I kemi kuptuar vendimet e FSHF kur ka afruar lojtarë me origjinë nga Kosova, por të merren lojtarë që kanë qenë pjesë e Kosovës në të kaluarën, kanë qenë në miqësore, kjo shkon përtej bashkëpunimit tonë. Kjo shkon përtej urës së bashkëpunimit. Në rregulloren e FIFA-s shkruhet qartë se një futbollist nuk ndërron dot shtetësinë vetëm për arsye futbollistike, duhet të ketë një ndërlidhje mes tij dhe shtetit që e përfaqëson.

Kam shumë dyshime për mënyrën sesi janë përpiluar dokumentet. Kemi pasur disa raste kur lojtarë nga Shqipëria, në momente të ndryshme karriera, i janë ofruar Kosovës. Por ne nuk i kemi afruar ata, nuk mund t’i them emrat e atyre. Nuk dua t’i vendos në pozita të vështira. Po ua them me bindje të plot, kam folur me disa menaxherë të tyre dhe donin që të vinin te Kosova. Por ne për respekt të FSHF, i kemi thënë që të vazhdojnë te Shqipëria. Ne e prisnim një gjë të tillë nga FSHF, por kjo nuk ndodhi”, tha Shala. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Related posts

Interi hakmerret për Lukakun! – Kreu

admin

‘Fitore për Ukrainën’ – Shakhtar Donetsk fiton kundër francezve

admin

Shpresat e Rumanisë pësuan aksident automobilistik në Shqipëri përpara largimit

admin

Leave a Comment