AKTUALE

Pas Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Pas Komunës së Leposaviqit, edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut kanë votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook,  nënkryetari i LVV-së, Alban Uka.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut”, ka shkruar Uka.

Ndërkaq, sot në Kuvendin Komunal të Leposaviqit është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Ndryshe, në AKK ditë më parë është anëtarësuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, në mbledhjen e jashtëzakonshme.

Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e te gjith delegateve

Banner

Related posts

Serbët sot nisin bllokimin e kufirit me Kosovën

Gjyla Halili

Homazhe në Kërçovë, Ahmeti nderon veprën e pavdekshme të dëshmorëve

Gjyla Halili

Gashi proceson interpelancën kundër deputetes së Frontit Europian znj.Ilire Dauti, mban anën e “Branitellave” dhe “Levicës”

Gjyla Halili

Leave a Comment